Autoritetet në Kolorado kanë publikuar pamjet e regjistruara nga kamera e trupit, të ekzekutimit të një ish-sherifi, Tetorin e shkuar. Në pamje tregohet momenti kur ish-oficeri shfaqet duke tentuar për të marrë armën që ka në prehër ndërkohë që qëndron i ulur në sedijen e shoferit.

Mbrëmjen e 29 Tetorit, ish-sherifi i Arapahoe County, Mark Bidon parkoi përballë daljes së zyrave qendrore të Sherifit. Në pamjet e sigurisë të publikuara këtë javë, një oficer e pa Bidon që kishte parkuar ty dhe iu afrua për të folur me të.

Buddy Gillespie dalloi se kishte diçka që nuk shkonte dhe e pyeti Bidon nëse mund ta ndihmonte. Por kur 50-vjeçari i tha se kishte ardhur “për të marrë urdhrat e tij”, Gillespie njoftoi kolegët në radio. Pasi u afrua ai dalloi se ish-sherifi kishte një pistoletë në prehër ndërsa duart i mbante në timon.

Dy oficerë të tjerë shkuan në vendngjarje për të ndihmuar kolegun e tyre. Në këtë moment në video mund të dëgjohet teksa një prej oficerëve i thotë: “Mos lëviz asnjë centimetër, jam serioz, ok?.

Kur oficerët e tjerë tentojnë të marrin armën nga Bidon, mes tyre ndodh një përleshje. 9 plumba u qëlluan nga dy sherifët atë natë.

Sipas versionit zyrtar, Bidon u drejtoi oficerëve armën për të qëlluar dhe në këtë moment ata reaguan ndaj kërcënimit. Vdekja e tij u klasifikua si vrasje.

Duke iu referuar shkresave zyrtare, DailyMail shkruan se 50-vjeçari Bidon ishte pjesë e forcave të rendit të Arapahoe County nga viti 2000 deri në 2010-ën kur dha dorëheqjen./tvklan.al