Report Tv ka siguruar pamje të reja me dron nga protesta e opozitës së bashkuar.

Report Tv sjell pamjet me dron të momentit kur protestues të shumtë përplasen me policinë, duke tentuar të çajnë kordonin e uniformave blu dhe të hyjnë në sallën e Kuvendit, aty ku mazhoranca do të zgjedhë Kryeprokurorin e ri të Përkohshëm.

Seanca plenare është shoqëruar me tensione të ashpra, ku pasi u ndërpre dy herë mazhoranca zgjodhi Arta Markun kryeprokurore të përkohshme mes tymuesve dhe flakadanëve të hedhur nga opozita.