Në linjën e urbanëve të Durrësit është filmuar një skenë e dhimbshme, një akt makabër ndaj fëmijëve.Tre fëmijë romë që po udhëtonin me një prej linjave ndërqytetëse të Durrësit janë shtyrë me forcë nga faturinoja dhe janë përplasur përtokë. Këto pamje janë një tmerr!

Ndërkohë, qytetari që ka dërguar videon thotë për JOQ.al: Videoja është bërë në Durrës. I zbriti ashtu vetëm se ndjeu pështirosje a ku ta di unë, se ata nuk po bënin gjë thjesht po rrinin. Ndali autobusin hapi derën dhe i shtyu.”

Sikur të mos mjaftonte që janë pakicë dhe kanë të drejta të reduktuara nga politikat ndër vite të shtetit, shtresa rome dhe egjiptiane historikisht ka qenë e nëpërkëmbur nga instancat më të larta e deri tek racistët.