Mali i Zi sivjet u bë anëtarja e 29-të e NATO-s, por do të kemi simetri të bukur nëse mundemi t’i dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë si anëtare e 30-të e Aleancës në Podgoricë vitin e ardhshëm.

Këtë sot e deklaroi Methju Nimic, drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Stejt Departamentin në Uashington, pas takimit me Komisionit për partneritet të SHBA-së – Karta e Adriatikut, që u mbajt në MPJ-në e Maqedonisë.

“Zgjidhja potenciale e çështjes për emrin gjithashtu do të paraqesë nxitje për stabilitetin rajonal dhe e përshëndesim ripërtëritjen e bisedimeve midis Maqedonisë dhe Greqisë”, tha Palmer.

Ai e uron Maqedoninë për kryesimin e shkëlqyer me Kartën, duke theksuar se në Samitin në Podgoricë ishte dërguar porosi për mbështetjen amerikane të përpjekjeve integruese në rajon, e cila, siç paralajmëroi, edhe më tej do të vazhdojë.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, theksoi se një ndër pjesët e fundit që mungonte ishte anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, që ndodhi gjatë kryesimit të Maqedonisë me Kartën e Adriatikut.

Ai ka theksuar se Maqedonia është e  gatshme t’i shfrytëzojë edhe ato mundësi dhe shfaqi se Maqedonia do të jetë pjesa e ardhshme që do të harmonizohet në fotografinë e plotë.

Ministri malazez i Punëve të Jashtme Sërgjan Darmanoviq theksoi se në takimin e sotëm janë vazhduar bisedimet për stabilitet dhe siguri në rajon.

“Nuk ka Evropë të plotë dhe të sigurt pa Ballkanin. Vendet e rajonit sërish e shprehën përpjekjen e tyre të kontribuojnë drejt çështjeve rajonale dhe globale, duke shtuar se kontribut ndaj nismave të NATO-s, dhe të jenë pjesë e zgjidhjeve për problemet në Evropë dhe në botë”, tha Darmanoviq.

Sipas tij, reformat nuk kanë alternativë, dhe janë garanci të stabilitetit, që ka qenë rast edhe me Malin e Zi, i cili para pak kohe u bë anëtarja e 29-të e Aleancës.

“Jemi të inkurajuar nga vullneti politik, dhe hapat e nevojshëm të cilat Qeveria e Maqedonisë i ndërmerr që t’i realizojë aspiratat e saj për anëtarësim në NATO dhe ne jemi të gatshëm të japim mbështetje të plotë, nga aspekti si vend-anëtar i NATO-s”, shtoi Darmanoviq.

Me këtë takim ministror po përmbyllet kryesimi i Maqedonisë me SHBA-në – Karta e Adriatikut dhe e njëjta i ishte dorëzuar Malit të Zi si kryesues me Kartën për vitin 2018.