Mjekët, stomatologët dhe farmacistët në Palestinë morën vendim që të bojkotojnë pajisjet mjekësore, barnat dhe produktet e SHBA-së, e cila e njohu Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve të Palestinës, Nizam Nexhib, në një deklaratë nga rrjeti social Facebook tha se tre sindikata anëtarë të të cilëve janë mjekët, stomatologët dhe farmacistët kanë marrë vendim për bojkotimin e barnave, pajisjeve mjekësore dhe aparateve të cilat janë prodhim të SHBA-ve.

Ai vuri në dukje se për furnizim me produkte të tilla mund të preferohen shtetet mike arabe. Nexhib tha se “SHBA me vendimin e fundit për Jerusalemin ka vendosur veten në një gjendje të pushtuesit. Ajo çfarë na mbetet neve është të rezistojmë dhe t’i kërcënojmë interesat e tyre nëpërmjet rrugëve të ndryshme”.