Ngjarje e Vitit të Ri për 150 fëmijë me nevoja të posaçme, fëmijë me probleme edukative sociale dhe fëmijë nga kategoritë e familjeve të rrezikuara do të mbahet sot në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe të Qytetit të Shkupit.

Në ngjarje do të ketë Plak të Vitit të Ri i cili së bashku me vullnetarët nga klubi i të rinjve të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, fëmijëve do t’u ndajë paketa, ndërsa pastaj do të marrë pjesë në kino-projeksionin e një filmi të animuar.

Ngjarja organizohet në suaza të Aksionit humanitar “Të ndajmë lumturi” , me të cilin janë përfshirë 500 fëmijë”.