Policia financiare e Maqedonisë ngriti kallëzim penal kundër ish ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska- Milevska, zëvendësit të saj Dragan Nedelkoviq dhe kundër Gj.T këshilltar shtetëror për çështje financiare dhe udhëheqës i sektorit për financa në ministrinë e Kulturës.
Personat në fjalë akuzohen për papërgjegjësi në kryerjen e detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit në vlerë prej 170.671.444 denarë apo 2.770.640 euro.