Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka reaguar pas që Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur edhe një muaj paraburgim për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pacolli ka shkruar në Facebook se që drejtësia duhet të përqendrohet më tepër në kriminelët e vërtetë.

Postimi i plotë:

Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqëndrohet me teper në kriminelët e vërtetë. Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë!