Sulmuesi spanjoll i Barcelonës, Paco Alcacer pritet të largohet nga ‘Camp Nou’.

Minutat e pakta nën dispozicion këtë edicion kanë bërë që Paco të mendojë largimin nga Barcelona.

E ardhmja e sulmuesit spanjoll duket se do të jetë në kampionatin anglez Ligën Premier.

Së fundmi është skuadra e Evertonit që ka shprehur interesim dhe ka gati një ofertë për transferimin e tij.

Alcacer duke festuar një gol me fanellën e Barcelonës (Foto /Getty Images)

Sipas medieve angleze, Everton po mendon të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e sulmuesit në ‘Godison Park’.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe dy skuadrat tjera angleze Newcastle United dhe Watford.

24-vjeçari ka zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën këtë edicion duke shënuar pesë gola.