Mesut Ozil raportohet t’i ketë dhënë dy javë kohë Barcelona-s për të vendosur nëse duan apo jo të transferojnë gjermanin në janar.

Ylli i Arsenal po i afrohet gjashtë muajve të fundit të kontratës së tij në Emirates dhe është objektivi i Manchester United dhe katalanasve.

Topçinjtë i kanë ofruar 300,000 euro në javë mesfushorit, dhe shpresojnë ta bindin të nënshkruajë kontratën e re me klubin.

Gjithsesi, gjermani po i mban opsionet e hapura dhe është interesuar për një transferim në Camp Nou.

Ozil është i lirë të negociojë me klube të tjera pas datës 1 janar, dhe përfaqësuesit e tij kanë pasur kontakte me Barça-n, sipas Mundo Deportivo.

29-vjeçari Ozil do që e ardhmja e tij të zgjidhet sa më shpejtë të jetë  mundur dhe kushtë që kërkon një përgjigje përfundimtare nëse Barcelona e do lojtarin apo jo.