Mediat shtetërore iraniane sot publikuan se tetë alpinistë kanë humbur jetën në një ortek bore, ndërsa i nënti konsiderohet i zhdukur.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ata kanë qenë pjesë e ekipit 15 anëtarësh dhe të enjten kanë tentuar të arrijnë deri tek strehimorja, kur orteku ka rënë në malin Oshtorankuh, në pjesën jugperëndimore të vendit.

Oshtorankuh është një ndër majat më të larta në masivin malor Zagros, të njohur si Alpet iraniane

Global