Pas reagimit të reperit Noizy, edhe modelja Oriola Marshai ka publikuar një postim në rrjetet sociale duke shprehur indinjim  për gjendjen e shqiptarit të masakruar në Francë.

Në postim bashkangjitur fotos së Florenc Beqiraj,  Oriola shkruan:

“Ky djalë i ri shqiptar është rrahur për vdekje në një burg të Marsejës në Francë për shkak se nuk kishte ID ndërsa u kap duke punuar në mënyrë ilegale në një restorant. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë, mund t’i ndodh çdokujt nga ne, vëllait tonë, babait tonë, familjes sonë. Ps. Kushdo që e ka bërë kët: Të q*fsha robt!!”.

Një nisme të tillë iu bashkuan shumë personazhe VIP shqiptarë, por përpjekja e tyre duket se rezultoi e kotë, pasi vetëm pak minuta më parë u njoftua vdekja e Florenc Beqiraj pikërisht në spitalin francez ku ishte i shtruar dhe po mbahej në jetë vetëm me ndihmën e aparaturave.

ImageImage