Anëtarja më sexy e grupit OTR ka mahnitur me publikimin më të fundit.

Duket se modelja Oriola Marashi nuk di të ndalet dhe po e sprovon veten në poza nga më sensualet. E preferuar e reperit Noizy ka publikuar një foto të fundit, duke ndezur reagimet ndaj saj.

Edhe shprehja, që shoqëron foton duket po aq tunduese, madje duket sikur është një ftesë e hapur për ‘mëkat’.

“Ke nevojë për pak çlodhje, më ler të kujdesem për ty” – shkruan ajo krah fotos. Më të zjarrtë se kaq nuk e kishim parë më parë Oriolën.

Pasi u bë pjesë e grupit të Noizyt, Oriola po tërheq dita-ditës më shumë vëmendje mbi veten.

Image