E sapo zgjuar nga gjumi, teksa rrufit kafen e mëngjesit, aktorja Olta Gixhari e nis ditën duke kënduar këngën e famshme “Prety Women” të Roy Orbinson, e cila ka qenë edhe kolona zanore e filmit me të njëjtin titull.

Por, ajo që vihet re në imazhet e publikuara nga vetë aktorja është fakti se ajo imiton deri në detaje aktoren Julia Roberts: e veshur me rrobëdëshambër të bardhë, por në dorë mban një filxhan kafeje, ajo luan rolin e koleges së saj amerikane.

Ndoshta kjo është edhe mënyra më ë mirë për të nisur ditën për Oltën në këtë ditë me shi, madje ajo pranon të shfaqet madje pa asnjë pikë grimi në fytyrë, duke na treguar se ajo e meriton vërtet këngën në sfond dhe sidomos titullin e saj “Prety Women”.