Ndryshim të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, por edhe punë të transparencës aktive dhe ndryshim të tij, kërkuan bashkësia mediale dhe organizatat civile në diskutimin e sotëm publik për ndryshime të mundshme të Ligjit, në organizim të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ministrit pa portofol të obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Konkretisht mediat dhe sektori i OJQ-së kërkojnë ulje dhe harmonizim të afatit të përgjigjes nga institucionet, rritje të kapaciteteve dhe ingerencave për Komisionin për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, përgjegjësi për mosveprim sipas kërkesave nga administrata dhe rritja e listës së mbajtësve të informacioneve me karakter publik.

Ministri pa portofol i obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, tha se informacionet që i ka shteti duhet të bëhen publikisht të disponueshme dhe nëse arrihet kjo ndoshta do të kenë nevojë nga ky Ligj dhe do të shfrytëzohet vetëm për raste të caktuara.

“Ligji është nga viti 2006 dhe ky debat është për atë nëse ka nevojë për intervenim në Ligj. Të shohim nëse është problem Ligji apo implementimi i tij. Qeveria nga përzgjedhja deri më tani ka fluks të kërkesave dhe përballemi me numër të madh të të dhënave që duhet t’i japim dhe numër të vogël të njerëzve të angazhuar për këtë”, tha ai.

Theksoi se përshtypja e përgjithshme është se Ligji është parashtruar mirë, por në realitet funksionon dobët dhe qasja është vështirësuar, si dhe duhet saktë që të definohet çka është dokument i klasifikuar.

Popovski kërkoi që të gjitha propozimet të dorëzohen deri më 15 janar deri te Ministria e Drejtësisë që të organizohet grup i punës.

German Filkov nga Qendra për Komunikime Qytetare, tha se në vit parashtrojnë deri 1.000 kërkesa dhe përgjigjet për organizimin e tyre janë rreth 70 për qind që sipas hulumtimeve të tyre ulet në 37,5 për qind nëse kërkesat parashtrohen nga gazetarët.

“Transparenca aktive është shumë e dobët dhe dobët kryhet. Vitin e kaluar arrin vetëm 35 për qind, ndërsa sivjet 42 për qind. Nevojitet ulje e afatit për përgjigje në 15 ditë pune, të rriten ingerencat e Komisionit që të udhëhiqen procedura penale dhe përgjegjësi për adminsitratën”, tha Filkov.

Sipas Tamara Çaushidis nuk ka dilemë nëse nevojitet ndryshim i Ligjit.

“Është i bukur qëllimi për transparencë të Qeverisë së re, por kjo ka të bëjë në punën e pushtetit paraprak dhe nuk e dimë si do të funksionojë në të ardhmen”, tha Çaushidis.

Theksoi se nevojitet që partitë dhe organizatat fetare të përfshihen me ligjin si zotërues të informacioneve me karakter publik.

Aleksandra Bujarovska nga Shoqata “Front” theksoi se marrje e shpejtë e informacioneve është kruciale për pjesëmarrje përkatëse të OJQ-ve në punën e institucioneve, dhe siç tha, për shkak të kësaj nevojitet harmonizim i afateve për ankesë për ndonjë vendim me afatin për marrjen e informacioneve me karakter publik.

Gazetari Sashe Dimovski, kërkoi të parashikohet çfarë mundet gjykata të shpallë si informacion me karakter publik lidhur me disa procedura gjyqësore dhe të parashihet vendimi i shpejtë i Gjykatës Adminsitrative që siç tha, do të rezultojë mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore nga ana e zotëruesve të informacioneve me karakter publik.