Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’ Connell, ka komentuar sot rreth proceseve politike nëpër të cilat po kalon Kosova që nga shpallja e pavarësisë, me theks të veçantë në krijimin e një kuadri ligjor të avancuar për të drejtat e secilit qytetar të Kosovës.

O’Connell mes tjerash ka thënë se luftimi i korrupsionit në Kosovë vazhdon të cilësohet si prioritet për institucionet e vendit, por në praktikë nuk ka rezultate reale.

“Nga perspektiva ime personale, e di që Kosova dhe populli i saj meriton për të jetuar në një vend ku sundon ligji, ku njerëzit e korruptuar hetohen, ndiqen penalisht dhe gjykohen për sjelljet dhe veprimet e tyre të kundërligjshme. Ne kemi të njëjtin interes: të mos e lëmë Kosovën të shembet për shkak të interesave të njerëzve të korruptuar”, tha diplomati O’Conell në një ligjëratë që mbajti sot për studentët e Kolegjit AAB, me temën “Ndihma e Mbretërisë së Bashkuar në luftimin e korrupsionit në Kosovë”.

 

Global