Ish-presidenti amerikan, Barak Obama deklaroi se amerikanët duhet të jenë të kujdesshëm në mbrojtjen e demokracisë ose rrezikojnë të shkojnë rrugës drejt Gjermanisë naziste prej viteve të 30-ta të shekullit të kaluar.

Në fjalimin e mbajtur në Klubin ekonomik në Çikago, Obama theksoi se gjërat mund të shkatërrohen shpejtë nëse amerikanët “nuk kujdesen për kopshtin e demokracisë”.

Obama, gjatë fjalimit të tij, e përmendi ngjitjen e Hitlerit në pushtet në Gjermani dhe kërkoi nga publiku t’i “kushtojë vëmendje … dhe të votojë”.

Njëherësh, u ndal në mbrojtjen e mediave dhe theksoi se ata zakonisht e kanë “çmendur”, por e ka kuptuar se liria e mediave është “me rëndësi jetike për demokracinë”.