Nga  Skënder MULLIQI
 
  Ishin vitet e 70-ta . Ende isha filloristë , dhe nuk e kam shumë të qartë së si ishte e mundur që në menyrë të organizuar na dërguan në kinoteatrin e qytetit të Pejës , në shfaqjën e filmit dokumentar “Klithamat e Fundit në Gjungel”.Nese nuk kam harruar më duket së e gjithë ngjarje zhvillohej diku në terrenet e një gjungle afrikane . Ishte e tmershme ajo qka pamë atë ditë.Ishte shumë e palogjikshme dhe e pajustifikueshme së si drejtorati I shkollës kishte vendosur të shohim skena të tilla të tmerrit , skena që shumica prej nesh nuk i kemi harruar  kurrë. Si të harrohen skënat e vërteta kur njerëzve nga legjionaret ju preheshin  kokat dhe me koka ne duar zgerdhiheshin për “gjahun” e fituar. Kjo nuk ishte natyrisht e tëra , gjithashtu pamë duke iu prere njerëzve organet gjenitale ,ku klithmat e viktimave edhe sot e kësaj dite më kan mbetur të pashlyera  në kujtesë.Ajo që vriteshin shtazët e që natyrisht në krahasim më prerjën e kokave dhe organeve gjenitale te meshkujve por edhe të femrave ,  ka mbetur në margjina të mendjës dhe përjetimit  tonë .Një film i tillë dokumentar tu servohet shkollarëve filloristë kjo nuk përkon më logjikën e shëndosh të njeriut .Nga njëherë me shkon mendja së një shfaqje e tillë e një filmi  lemeritës mos vallë kishte prapavijë të caktuar  politike  të serbeve ,karshi shkollarëve shqiptarë .Këtë storie e përmenda natyrisht më qëllim të caktuar.
 
Këso skënash të lemeritshme dhe të tmerit pamë edhe më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish –Jugosllavisë së diktatorit Tito.Ajo që ndodhi së pari në Bosnje e pikërisht në Srebernicë , natyrisht së e tejkalon shumë fishë  shfaqjën e një filmi dokumentar. Ne Bosnje ndodhën shfaqje të tmerrit , njerëzit kan pa dhe kan përjetuar klimtha të njerëzve duke u vrarë dhe maskaruar nga barabaret serbe , deri në kup të qiellit . Sigurisht së shumë nëna , motra , vëllezër , pleq e plaka kan përjetuar gjera të cilat jo që nuk shlyhen kurrë , por edhe I kan derguar shumë prej tyre në qmenduri.Një tragjedi njerëzore , një gjenocid I pa parë në sytë e ndërkombetarve ,nuk është parë dhe përejtuar nga kanibalet serbe, pas Luftës së Dytë Botërore .Tragjeditë dhe gjenocidi nuk përfunduan më luftën në Bosnje , ato vazhduan edhe më luftën në Kosovë .Kasapi dhe krimineli , Sllobodan Millosheviq ,  bashkë më Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë e tyre ishin sponzorizuesit e masakrave të Reqakut, Rahovecit ,Mejës , Qyshkut, Lubeniqit e  masakrave të tjera në qdo cep të Kosovës. Shovenistet serbë nuk u ndalën më kaq , ata dhunuan , vranë  dhe masakruan  edhe gra, pleqë, plaka dhe fëmijë, bënë qdo faqe të zezë mbi këtë tokë .
Dhe, unë për vetën time nuk e kam kuptuar botën demokratike së si Serbinë nuk e dënuan për gjenocid  . Ndodhën vrasje dhe shfarosje në masë të gjerë . Sigurisht së as udhëheqjeve tona politike të pas luftës nuk ju falet së si nuk u kujtuan ta padisinë Serbinë në TPI, për gjenocid , ku për të cilën gjë  kan pasur fakte më bollëk .Nuk e shfrytëzuan  së paku as materjalin e mbledhur të Keshillit për të Drejtat e Liritë e Njeriut në të gjitha komunat e Kosovës. Nuk u kërkua nga Serbia që ti paguaj as dëmet e luftës, dhe as nuk u kërkua kurrë ndarja e pasurisë nga ish -Jugosllavia …Të gjitha këto u harruan nga ata të cilët erdhën në pushtet, së u habitën duke vrapuar pas pasurimit.E harruan gjithë atë qka na ndodhi në luftën për liri dhe pavarësi. Këta udheheqës na u shëndrruan bukur shumë  në mafioz , ose veq kan qenë të tillë.E harruan të kaluarën , harruan të gjithë ata martirë dhe deshmorë të kombit, i harruan vrasjët e fëmijeve , grave , pleqeve , harruan dhunimet e nënave dhe të motrave tona …Lanë mbrapa  rrugën e lavdisë duke marrë rrugën e turpit.  Nuk krijuam shtet si kemi menduar dhe për qka është punuar .Nuk vumë rend dhe ligj si duhet. Kjo klasë politike u futën në rrugën pa krye . Lakmia për pushtet apsolut I bëri të pamshirshem karshi popullit dhe vendit  të vet. Na ndodhën edhe vrasjet që është plagë që zor do të shërohet edhe për shumë vite , e ndoshta kurrë.Organat e drejtësisë nuk po funksionojnë njejtë për të gjithë  .Nuk po merziten për ndërgjegjën e tyre të vrarë.Nuk po kan dert së janë bër pasanikë në kurriz të popullit .Nuk e kan dert së shumica sot po jetojnë si në Afrikë …Si është e mundur që mafiozet politik dhe mafiozet ekonomik të sundojnë më shtetin.Nuk u skarifikua që shteti të marre nje kahje aq të mbrapsht .Sigurisht së nuk u sakrifikua që Kosova të bëhët shtet mafioz ?!…