Nuk shkoi dot në finale.

E kjo gjë e ka nervozuar këngëtaren Rovena Stefa, e cila ka ngritur një mori akuzash për festivalin ‘Kënga Magjike’.

Ajo ka hedhur një fotografi në Instastory ku tha se sonte është nata kur bëhen manipulime me votat, prandaj këngëtarja nuk “mërzitet” që nuk është pjesë e këtij kompetincioni.

“Nuk do te jemi sonte por nuk merzitem sepse nje nate e ngritur mbi intriga votash nuk me pengon te kengoj me shpirt per popullin tim. E juaja Rovi!”, shkruan këngëtarja mbi fotografine e saj të shkëputur nga “Kënga Magjike”.

Rovena tha se do të ketë shumë mbrëmje të tjera ku do këndojë për popullin e saj.

Kujtojmë që në ‘Kënga Magjike’ këtë vit Rovena u prezantua me këngën ‘Veç një jetë’.

Image