Duket se surprizat nga çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani nuk kanë fund.

Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një foto të saj me Albanin, ndërkohë që paralajmëron se për Krishtlindje do të vi versioni anglisht i këngës “Dhurata”.

“Me date 25.12 publikohet “More than a Song” versioni anglisht i kenges “Dhurata”. Kjo ndjenje nuk njeh gjuhe e as kufije ndaj ne keto dite festash duam ta ndajme kete kenge me cdo prind e femije kudo ne bote,”-përfundon Cani në rrjete sociale.