“Bashkëshorti im do ta mbyllë karrierën te Los Angelos në MLS”. Në këtë mënyrë ka folur Anna Stachurska, bashkëshortja e sulmuesit polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski, në mikrofonat e faqes on-line “Business Insider”.

Megjithatë, këto fjalë nuk i kanë pëlqyer Fernando Clavijo, drejtorit teknik të FC Dallas, që në “Goal.com” ka lëshuar një deklaratë plot “helm”. Sipas tij, klubet në SHBA kanë vendosur të investojnë te të rinjtë dhe jo te pensionistët…