Sezoni 2017-2018 ka rikthyer njerëzit në stadiumet e Italisë, ku investimet e vitit të fundit kanë rritur edhe pritshmëritë e tifozëve për skuadrat e tyre.

Sipas një studimi të kryer nga Observatori i Futbollit Italian, numri i tifozëve në mesatarisht krahasuar me një vit më parë është rritur deri 24.445 për ndeshje, rreth 10 % më shumë.

Ky është rezultati më pozitiv i 5 viteve të fundit në Serie A ku stadiumet kishin nisur të boshatiseshin.

Interi mban vendin e parë në këtë klasifikim me një mesatare prej rreth 57 mijë sektatorësh për ndeshje, 24 % më shumë se sezoni i kaluar.

Vendi i dytë shkon për një tjetër skuadër të Milanos, Milanin, me 53 mijë, ndërsa Napoli mban shkallën më të ulët të podiumit pasi këtë sezon “San Paolo” është vizituar mesatarisht nga 45 mijë spektatorë.

Kamionët e Juventusit numërojnë rreth 40 mijë për shkak edhe të numrit të limituar të vendeve në “Allianz Stadium”, ndërsa Roma është ndjekur nga rreth 38 mijë tifozë në çdo ndeshje të stadiumit “Olimpico”.

Të dhëna polzitive edhe për Lazion që është rritur me 20 %, ndërsa Torino, Udinese dhe Sassuolo numërojnë më pak mbështetës këtë sezon në ndeshjet e shtëpisë.

Dy ndeshjet që kanë regjistruar shifrat më të larta janë derbi i Milanos për kampionat dhe ndeshja Milan-Juventus.