Shqiponja jo më kot është një shpend mitik dhe simbol i shumë popujve, që shquhen si rraca të forta dhe luftarake.

Jetëgjatësia e shqiponjave shkon deri në 70 vjet, por që të arrijë deri në atë limit, asaj në mes të jetës, i duhet të marrë një vendim të vështirë dhe të bëjë një sakrificë epike.

E dini çfarë bën?

Kur arrin moshën 40-vjeçare, thonjtë e saj e humbasin elasticitetin dhe fuqinë, duke e pasur të pamundur ta kapin prenë, e cila është burimi kryesor i ushqimit.

Në këtë moshë, edhe sqepi i saj i mprehtë dhe i fuqishëm fillon e lakohet, duke mos e kryer funksionin e tij.

Dyzet vitet mbi supe, i bëjnë dhe krahët e saj të rëndë për shkak të peshës së puplave që humbasin elasticitetin dhe i ngjiten pas trupit, duke ia vështirësuar fluturimin.

Në këtë moment të jetës ajo ka dy alternativa, të ngordhë dalëngadalë nga mungesa e ushqimit, ose të marrë një vendim të vështirë për të “rilindur”. Zakonisht ky shpend epik e refuzon alternativën e parë.

Ajo vendos t’i hyjë një procesi ndryshimi tërësor, i cili zgjat rreth 150 ditë.

Po çfarë bën për të “rilindur” një shqiponjë?

Ajo fluturon në majën më të lartë, atje ku dhe ndërton foletë. Pastaj, së pari fillon e godet sqepin në shkëmbinj, me sa forcë që ka, derisa ti thyhet. Së dyti, pasi ta ketë thyer sqepin, pret derisa ti rritet.

Së treti, me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve. Së katërti, pasi t’i jenë rritur kthetrat, fillon e shkul të gjitha puplat e vjetra.

Pesë muaj pas kësaj vetë-torture, shqiponja i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti.

Ky ndryshim i dhimbshëm, e mundëson të rilindë dhe të jetojë dhe për 30 vite të tjera, plot vitalitet. /k.k/noa.al/