Dihet tashmë që familja e trashëgimtarëve të Top Channel vishen me marka rrobash nga më të shtrenjtat në botë.

Fustane, çizme, e aksesorë të ndryshëm që kushtojnë me mijëra euro janë ato që zbukurojnë gardërobën e tyre.

Por nëse keni parë Lorin dhe Sarën me veshje të kushtueshme, ja ku keni dhe Ledionin me një bluze të firmave më të njohura në botë, siç është Guçi.

Kjo bluze me tigër, element ky i përdorur në këtë koleksion nga Guçi siç duket edhe në një foto nga faqja e firmës kushton plot 980 dollarë.