Xhaka është vlerësuar si më i dobëti për Arsenalin kundër Newcastle United.

Arsenali ka marrë tri pikë në xhiron e 18’të, duke e mposhtur 1:0 Newcastlen, pak ditë pas barazimit 0:0 me West Ham Unitedin.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për Arsenalin që u rikthye të fitorja në Premierligë, e shënoi mesfushori turku-gjerman, Mesut Ozil, në minutën e 23’të.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe shqiptari, Granit Xhaka, por u vlerësua si më i dobëti në fushë për “Topçinjtë”, ndërsa Ozil mori epitetin e më të mirit.