Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, është eliminuar qysh në raundin e parë të World Judo Masters, i cili është duke u zhvilluar në Shën Petersburg të Rusisë.

Ishte koreania, Youjeong Kwon, ajo që e eliminoi kosovaren në kategorinë deri në 57 kilogramë, transmeton Express.

Kështu, Nora e ka humbur mundësinë të marrë medalje në garën e fundit për këtë vit.

Megjithatë, në garë për medalje ende mbetet xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, e cila ka kaluar rrethin e parë, duke mposhtur Reka Puppin e Hungarisë.

Në raundin e dytë ajo përballet me rusen Natalia Kuziuntina.

World Judo Masters është turenu përmbylles i vitit, në të cilin marrin pjesë vetëm 16 xhudistët më të mirë të vitit në secilën kategori.