Nëse i hedhim një vështrim kësaj rezidence të stilit “viktorian” të ndërtuar në vitin 1875, shohim atë që shumë nga ne do e konsideronin, “shtëpinë e ëndërrave”, aty ku një familje do të jetonte e lumtur, por nuk është kështu. Edhe pse kjo shtëpi është e bukur, askush nuk do ta blejë.

Kjo vilë ka një çmimi konkurues në treg dhe ka një arsye për këtë. Shumica e njerëzve që janë të vetëdijshëm për historinë e shtëpisë besojnë se ajo është e pushtuar nga shpirtrat. Ky faktor ndikuar negativisht në shitjen e saj.  Vila ka 10 dhoma gjumi dhe e mobiluar me stil, çmimi i saj në tregun aktual është 329.000 dollarë.

Një çmim mjaft i ulët për një vilë me një sipërfaqe të tillë. Kjo vilë është listuar mes listës së 10 shtëpive të pushtuara në Angli dhe është bërë pjesë e disa Reality Show si: Ghost Adventures, My Ghost Story dhe Ghost Hunters.

Ata që kanë qëndruar brënda ambienteve të kësaj shtëpie kanë dëshmuar ngjarje rrënqethëse, kanë dëgjuar zëra dhe kanë parë edhe hije të cilat lëvizin në dhoma të ndryshme. Si mendoni, a ja vlen të jetosh në këtë vilë me kaq shumë hapsire, me nje çmim konkurues, edhe pse brënda mureve të saj ka shpirtra?