Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e djeshme një 53-vjeçar, pasi gjatë një sherri me një person tjetër, i ka kafshuar veshin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 të Sarandë teksa Hajri Cako me profesion shofer, ka kafshuar në vesh Apostol Sinan, banues në Berat.

Sipas komunikatës së policisë, 23 vjeçari i ka këputur pjesën sipërfaqësore të sipërme të veshit

“Më datë 10.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç, 53 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen Nr.1 Sarandë, për motive të dobëta, i ka shkaktuar dëmtime në vesh shtetasit A.S., banues në Berat. Neni 88/1 Kodit Penal” thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.