Në Sarajevë është thyer rekordi botëror i librit Guiness, sa i përket numrit më të madh të njerëzve që luajnë në të njëjtën piano.

Siç raporton avaz.ba, ky projekt është përgatitur muaj më parë dhe në të kanë marrë pjesë 20 nxënës të shkollës fillore dhe të mesme të shkollave të Sarajevës, transmeton Telegrafi.Raportohet se ata kanë interpretuar kompozimin “Marshi i Galopit” të muzicientit dhe kompozitorit francez Alber Lavinj.

I njëjti kompozim më herët është shfrytëzuar për të thyer rekordin, por me numër më të vogël të njerëzve që kanë luajtur njëkohësisht në një piano.