Relacion tejet i ngrohtë vjehërr – nuse

Vazhdimisht raporti vjehërr – nuse është tejet i përfolur dhe interesant, e sidomos kur kemi të bëjmë me fytyra publike.

Ani pse shumë femra nuk e kalojnë dhe aq mirë me vjehrrat e tyre, duket se këtë problem nuk e ka aspak Ariana, bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahu.

Në një fotografi që së fundmi Ariana ka publikuar në Instagram, nëna e Ermalit, Nera, i ka dhënë disa nga komentet më të mira të mundshme, resë së saj.

“Te dua te qmoj se ma rrit nipin ti e din sa e kam dashni Artin tti mi rrit mbesat me shum dasni e shum kujdes edhe nje ti e ke ate qe kam lind une Malin ai te don te qmon te dashurin dhe te gjithat i bene pe rty prandaj te du un mreteresha per ty princesh e yna dhe dashnija e djalit tim te vetem Ermalit te dua shum”, është njëri nga komentet e Neres drejtuar Arianës.