Policia holandeze sot i evakuoi udhëtarët nga një tren i cili qarkullonte në relacionin Amsterdam-Berlin, pasi që ka marrë “një letër kërcënuese”.

Policia evakuoi 85 udhëtarë nga treni dhe i ka akomoduar në një spital para se t’u lejonte të vazhdonin rrugën me autobusë.

Dëshmitarë okularë deklaruan se policia ka vendosur kordon rreth trenit ndërsa ka përdorur edhe qen policie në gjurmimin e burimit të kërcënimit.