Dua Lipa ka vazhduar me sukseset e mëdha të saj, tekas ajo ka marrë dy çmime të mëdha.

Ajo është certifikuar me Platinum të artë nga Warner Bros. për suksesin e saj me albumin e vet-titulluar, “Dua Lipa”.

Ky është certifikimi më i madh që një artist mund të marrë për një album.

Po ashtu, Dua bëri të ditur se ajo ka shitur plot 4 milionë kopje të singlit të saj “New Rules” në Britaninë e Madhe.

“Albumi im i vet-titulluar, Dua Lipa, është certifikuar me Platingum Gold dhe unë kam shitur katër milionë kopje të singlit në Britaninë e Madhe. Unë nuk po çmendem, ju jeni të çmendur. Ju faleminderit, ju dua”, ka shkruar Dua në një postim në rrjetin social Instagram.

Dua është artistja më e suksesshme britanike e vitit 2017 dhe kjo arritje e fundit e ka vulosur këtë epitet.

Njëkohësisht vlen të përmendet se Dua ka shënuar sukses të konsiderueshëm në Amerikë pas publikimit të hitit “New Rules’.

Image