Një tërmet prej 4.6 ballë sipas shkallës së Rihterit, mëngjesin e sotëm goditi Athinën dhe pjesët qendrore të Greqisë, por ende nuk dihet nëse ka pasur viktima, apo dëme materiale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti është regjistruar në gjirin e Korintit në një thellësi prej pesë kilometrash, njofton Observatori Kombëtar në Athinë.

Qendra e Studimit Gjeologjik të SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit ishte 79 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit grek, Athinë.