Një 19-vjeçar nga Milladinoci i Shkupit mëngjesin e sotëm humbi jetën në një aksident trafiku në aksin lokal nga lagjja Ilinden drejt Milladinocit, njofton MPB-ja.

Aksidenti është denoncuar në orën 06:45. Automjeti i udhëtarëve “golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.Z. (19) ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga lëndimet e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori publik dhe për momentin por realizohet ekspertizë nga ekipi i ekspertëve. Po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.