Të martën në ora 11 e 30 minuta arsimtarja me iniciale A.E. ka njoftuar policinë se të njëjtën ditë rreth orës 11 në shkollën fillore në fshatin Batincë të Studeniçanit, deri sa ka mbajtur mësim në klasë është future A.J. (58) dhe ka filluar ta ofendojë me fjalë ofenduese, kurse më pas edhe fizikisht e ka sulmuar, duke e goditur me shuplakë në fytyrë.

Sipas policisë, arsimtarja ka marrë lëndime të dukshme nën syrin e djathtë, po punohet për ndriçim të plotë të rastit.