Shkruan: Ejup Berisha

Të ndëruar autoritete shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shoh se keni filluar të shpërndani Mirënjohje për të arritura jetike për disa personalitete të caktuara të veprimtarive të ndryshme, disa prej të cilëve edhe ndoshta e meritojnë një shpërblim të tillë por ju kujtoj se disa të tjerë asesi nuk e meritojnë. Nuk e di personalisht nuk ua kamë analizuar as të kaluarën e as të tashmen prandaj nuk mund të themë me sigurinë më të madhe asgjë për ta. Por ajo që bëni ndoshta gabim në përzgjedhjen e dhënies së këtyre mirënjohjeve është nëse disa të tilla ua jepni Politikanëve jo vetëm të Maqedonisë por edhe të rajonit në përgjithësi. Nëse individ të caktuar në Maqedoni e meritojnë një Mirnjohje për ndonjë vepër të mirë të bërë atëher ju siguroj se këtë mirënjohje nuk e meriton gatise asnjë politikan i Maqedonisë por as i rajonit të Ballkanit Perendimor. A e dini pse të ndëruar miq amerikan sepse politikanët që i përmenda pa përjashtim gati të gjithë janë shkaktar të padrejtësive të shumta,të vuajtjeve, persekutimeve, mohimit të lirive dhe të drejtave të njeriut,dhe shumë e shumë padrejtësive tjera, prandaj kur dëgjoj se individëve që merren me politikë jeni përcaktuar tu ndani ndonjë mirënjohje të tillë më vjen shumë keq për këtë vendim tuajin. Të ndëruara Autoritete Shtetërore të SHBA-ve nëse doni ti shpërndani një mirënjohje dikujt në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon atëher a ka mundësi që një Mirënjohje për veprimtari jetësore tu shpërndahet qytetarëve të këtyre vendeve.Disa mirënjohje kolektive për qytetarët e vendeve të rajonit thashë sepse këta e meritojnë një gjë të tillë. Pse sepse të njëjtit janë heronjt dhe trimat më të mëdhej që investuan shumë në durim dhe urtësi.Këta qytetar ja gati po bëhen tre dhjetvjeqar dhe kanë duruar gjithqka,çdo të keqe, shumë tortura,përbuzje, nënqmime, rrahje, burgosje,gjymtime, vrasje si dhe eksperimente të ndryshme që i kanë bërë politikan të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, ndonjërin prej të cilëve e keni shpërblyer ndoshta deri tani apo dhe që ndoshta planifikoni ta shpërbleni gjat festave të fundvitit për veprimtari jetësore. Të ndëruar miq amerikan mos e merrni këtë sygjerim timin si tentim për përzierje në punët e brendëshme tuajat por vetëm si një sygjerim dhe rekomandim miqësor pozitiv dhe me vend. Me sa di un shpërblime për veprimtari jetësore marrin vetëm njerëtit që krijojnë diqka apo shumqka të bukur dhe të vlefshme për njerëzit dhe shoqërinë në përgjithësi e jo ata që i shkatërrojnë edhe ato pak të mira që i kanë njerëzit dhe shoqëritë e ndryshme. Këta shkatërrues në rastin konkret janë politikanët e rajonit të Ballkanit Perendimor prandaj nëse dëgjoj se ndonjërit i keni dhënë apo planifikoni ti jepni ndonjë mirënjohje të tillë do të befasohem për të keq, do të dëshpërohem si dhe do të hidhërohem me ju. Për qfar e kamë fjalën a e dini si i bie kjo sikurse ta shpërbleni Xhelatin i cili pamëshirshëm ua merr jetët njerëzve të pafajshëm. Prandaj të ndëruar përfaqsues shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kujdes me ndarjen e Mirënjohjeve për veprimtari jetësore posaqërisht thashë të mos shkojë ndonjë në duart e politikanëve. Ndërsa qytetarëve krijues dhe të zotë që realisht kanë krijuar dhe krijojnë diqka të bukur e të vlefshme këtyre jepuni mirënjohje pra kjo është në rregull këta e meritojnë një shpërblim të tillë.Por jo edhe individët që shkatërrojnë gjithqka të bukur që kanë shtetet e rajonit të Ballkanit Perendimor.