Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat gjermane. Ish-mesfushori i Kombëtares, Ervin Skela, që tani është duke luajtur në ligat e ulëta gjermane, do të ketë nderin të luajë me legjendën e Gjermanisë, Mikael Balak.

Në datën 13 janar të vitit 2018, do të zhvillohet një turne për të ndihmuar ekipin e Cemnitzerit, i cili është në krizë.

Organizatorët kanë mbledhur lojtarët më të famshëm që kanë veshur fanellën e këtij klubi, ku ndër ta bën pjesë edhe vlonjati Ervin Skela, i cili ka qenë pjesë e skuadrës gjermane në sezonin 1999-2000, si dhe mesfushori tjetër shqiptar, Skerdilaid Curri.

Turneu do të jetë i ndarë në dy grupe. Klubi gjerman raporton se deri tani janë shitur rreth 2000 bileta. Çmimet e biletave varjojnë nga 10 euro deri në 30 euro.

Image