Ky ilaç i shijshëm përmban një shumëllojshmëri përbërësish që stimulojnë funksionimin e gjëndrës tiroide dhe njëkohësisht është një bombë e vërtetë e vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, të mirëpritur në secilën menu, që i japin energji trupit tuaj.

Receta është shpërndarë nga një terapeutiste ushqimore e certifikuar, Syeda Kiran Zahra Hussain, dhe përbëhet nga:

  • 7 gota ujë burimi ose të filtruar
  • 1 gotë lëng boronice të kuqe
  • 1/4 lugë të vogël xhenxhefil pluhur
  • 1/2 lugë të vogël kanellë
  • 1/4 lugë të vogël arrëmyshk
  • 3/4 gotë lëng portokalli i shtrydhur
  • 1/4 gotë lëng limoni i shtrydhur
Përgatitja:

Ngroheni ujin dhe para se të vlojë shtojani lëngun e boronicës, pastaj shtojani erëzat dhe lëreni të vlojë në temperaturën më të ulët për 20 minuta.
Kur të jetë ftohur në temperaturë dhome, shtojani lëngjet e portokallit dhe limonit.

Kjo sasi është e paraparë për konsum njëditor, ndërsa ju konsumojeni çdo ditë derisa të vëreni përmirësim./Femina.al/