Një grua pesëdhjetë e dyvjeçare dje është kafshuar nga një qen në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

MPB bëri të ditur se R.T. dje pasdite në orën 15:10 derisa ka lëvizur në këmbë nëpër rrugën “Alekso Demnievski” në Gjorçe Petrov, është sulmuar dhe kafshuar nga një qen.

Ndihmë mjekësore i është dhënë në Qendrën Emergjente në Shkup.