Shpikja e një gjuhe që nuk mund ta kuptojnë të huajt duhet të jetë interesante, sidomos kur gjuha nuk përfshin fjalë të folura, por vetëm melodi.

Fshati turk i Kusköy ka krijuar gjuhën e vet, duke përdorur teknikat e fishkëllimave të larta për banorët që të komunikojnë me njëri-tjetrin përtej distancave.

Në këtë fshat të vendosur në terren të ashpër dhe të valëzuar, fshatarët mund të flasin me njëri-tjetrin në fjali të plota dhe madje të përcjellin mesazhe të rëndësishme nëpër fusha dhe lugina. Ata kanë krijuar edhe meloditë dalluese për emrat e secilit individ.

A do të mbijetojë kjo gjuhë unike? UNESCO e ka shpallur këtë gjuhë si pjesë të rrezikuar të trashëgimisë botërore që ka nevojë të vihet në mbrojtje. Banorët e fshatit tani po sigurojnë që kurrikula në shkolla të përfshijë këtë gjuhë-fishkëllimë, për ta mbajtur atë gjallë.

Vetëm 10,000 persona flasin ‘gjuhën e zogjve’.