Nga shtënat më armë zjarri në afërsi të Runikut të Skënderajt, një femër ka mbetur e vdekur, një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë dhe i treti është nisur për në Qëndren Emergjene të Prishtinë.

Drejtori i QKMF-së në Skënderaj, Fazli Kadriu, në një bisedë për Magazina.al ka bërë të ditur se një femër ka ardhur pa shenja jete në QKMF-në e Skënderajt, kurse një tjetër femër e plagosur është trasferuar në Mitrovicë për shkak se ndodhet në gjendje të rëndë.

Kurse personi i tretë, sipas Kadriut,  po ashtu i plagosur, pas trajtimit në QKMF, është nisur për në Qendren Emergjente në Prishtinë.
Merret vesh se viktimat kanë lidhje familjare mes vete.