Stacioni Policor Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër R.A (20) nga f. Elevci, Komuna e Qendrës Zhupa, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka shantazhuar një të mitur me fotografi komprometuese.

MPB bëri të ditur se gjatë tetorit të vitit të kaluar, i denoncuari ka marrë fotografi erotike nga një e mitur me të cilën më herët ka qenë në lidhje dashurie, ndërsa pastaj ka tentuar ta shantazhojë duke i kërkuar fotografi të tilla të tjera. Në momentin e revoltit nga lidhja e ndërprerë, R.A. një pjesë të fotografive, përmes rrjeteve sociale, ia ka dërguar babait të saj, si dhe disa familjarëve dhe miqve.

Gjatë kontrollimit të celularit të të denoncuarit, janë gjetur disa fotografi erotike nga e dëmtuara.