Nivelet e ujërave të lumenjve janë nën mesataren për muajin dhjetor, përveç në lumenjtë Vardar në Veles dhe Drini i Zi në Lozhan.

Gjendja javore hidrologjike tregon se nën nivelin për këtë periudhën janë nivelet e ujërave të Lumit Vardar në të gjitha stacionet tjera matëse, si dhe të lumenjve Treska, Pçinja, Bregallnicë, Strumicë, Staeska. Kriva Reka dhe Radika. Pothuajse dyfish është ulur niveli i Cërna Rekës.

Te liqenet mbi mesataren për muajin dhjetor është vetëm niveli i Liqenit të Dojranit, ndërsa rreth mesatares për dhjetor janë nivelet e Liqenit të Ohrit dhe të Prespës.