Kontigjenti i 6-shtë u kthye në Atdhe pasi përfundoi misionin në Kabul ndërsa ushtarakë të tjerë shqiptarë u nisën me mision në Herat.

Por vitin e ardhshëm Shqipëria do rrisë prezencën e saj përkrah aleatëve në misionet paqëruajtëse.

“Mbetemi të angazhuar për të vijuar kontributin duke rritur me 60% prezencën tonë në Afganistan për vitin 2018, duke ju përgjigjur kështu pozitivisht strategjisë së re të presidentit Trump mbi Afganistanin. Përfaqësimi në këto misione është shndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë”, tha minsitrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka..