‘’Liderët tanë i kanë shitur muslimanët! Ne jemi më në radhët (safin) e Erdoganit! Neve na duhet një udhëheqës si ai! Bota e ka kuptuar se Kryepresidentiështë lutja e Ummetit!  – Maha Azzam, President i Këshillit të Revolucionit Egjiptian

 Nga, Savash VELIU

 Turqia për tua çjerrur nga fytyra e perëndimorëve maskën punon natë e ditë duke ua shpërfytyruar idet djallëzuese antinjerëzore pas tyre. Turqia po zbaton parimet e veta, filozofinë dhe të kuptuarit e kësaj gjeografie dhe historie.

Ja pesëdhjet vite që kur u ngrit shteti Israelit që pasoi si pasoj e rrënimit të Halifatit /perandorisë/ Osmane. Sot përmbushen 100 vite nga shkuarrja e Halifatit Osman prej skenës së globit pas së cilës u ngritën shtete mbi gjakderdhje të mëdhaja më në krye të ashtuquajturën shtet sionist Israel në Palestinë. Por sot në horizont shihet pikërisht edhe rrënia e këtij shteti kreatur ISRAEL!

Njohja e Kudusit si kryeqytet i Israelit padyshim se është gabim dhe s’do ndodh gjë nga njohja e Jerusalemit sepse reagimet janë të shumtë në botë! Kështu Amerika veproi edhe me Irakun, ashtu veproi edhe me referendumin e Barzanistanit në veriun e irakut dhe iku, ashtu veproj edhe me Jemenin dhe iku. KursePresidenti Erdogan qartazi tha se Jeruzalemi është “vija e kuqe e muslimanëve”!

Paralajmërohet se pas Jeruzalemit, Meka dhe Medina do të jenë shënjestëra e radhës. Drejtuesit e rinj arabë u ulën për të negociuar me Amerikën dhe Israelin rreth Jeruzalemit për të ardhmen e tyre. Çdo vend, përfshirë këtu edhe Turqinë, ndodhet nën kërcënimin e projektit të pushtimit. Nga Afrika e Veriut deri në Pakistan, është e nevojshme të parashikohet se çfarë do të bëhet në këtë hapesirë gjeografike në të ardhmen e afërt.

Pranimi në mënyrë të njëanshme nga Tramp i Jeruzalemit si kryeqytet i Israelit, është një hap që do të prishë dekada të politikës amerikane dhe mund të nxiste dhunën në Lindjen e Mesme.

Si një udhëheqës i vërtetë i Lindjes së Mesme, Erdogani i njeh mirë aktorët në rajon. Dhe përtej dënimeve formale që kanë bërë ata, ka rrokur në ajër dallimet mes boshtit që për interesa vetanake mbështet Trumpin (Arabia Saudite, Emiratet Arabe, Bahreini, Egjipti) dhe ai që e kundërshton (Turqia, Jordania, Irani, Siria, Iraku, Hamasi dhe Hezbollahu). Të gjithë atyre, Erdogani që sheh me nostalgji nga Perandoria osmane u ka thënë: “Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Israelit është e barazvlefshme me hedhjen e rajonit në një unazë zjarri”. Turqia mezi priste një rast të tillë dhe zbriti menjëherë në sheshe. Nga Stambolli në Anadoll, nga Deti i Zi deri në juglindje.

Sipas historikut thuhet se jetgjatësia e shtetit të themeluar Izraelit nga David dhe Solomon ishte për rreth 80 vjet dhe disa thonë se në të vërtetë është i kufizuar në 70 vjet, pas së cilës shteti është shkatërruar dhe ndarë në dy pjesë.

Shkurtimisht, shteti i ri israelit i themeluar pas Teodor Hertzlit, i cili u themelua pas shtetit të vërtetë izraelit të themeluar nga mbreti David dhe i konsideruar si një falsifikim nga hebrenjt ortodoksë si Natura Karta, do të përzihet në histori rreth 3.000 vjet pas shtetit të themeluar nga mbreti hebre David.

Thuhet se jeta e Israelit është 76 vjet me kalendarin ‘’Ibranik’’  dhe 74 vjet me kalendarin e mijëvjeçarit të ri. Ky zbulim është gjithashtu i bazuar ose i atribuohet Torës/Tevratit. Sipas kësaj llogaritjeje, rënia e Israelit e themeluar në vitin 1948, është viti 2022. Kur shtojmë 74 vjet në vitin 1948, arrijmë në vitin 2022.

Duke kujtuar se Israeli do të shkatërrohet në vitin 2022, është deklaratë e thënë nga themeluesi i Hamasit, Sheik Ahmad Yasin, por edhe SHBA-të theksuan se nuk do të ketë israel pas vitit 2020, deklarata është bërë nga organizata e inteligjencës Amerikane. Israeli e di këtë dhe beson se xhamia All-Aksa duhet të shkatërrohet që të mbetetë aty pran. Për këtë arsye, Israeli këmbëngul që të kryejë shkatërrime dhe të mbetet i përhershëm, por nuk duket i mundshëm.

Para vdekjes së Sheikut Ahmet Yasin, 16 agjenci të inteligjencës amerikane, me një buxhet të përgjithshëm prej mbi 70 miliardë dollar kanë bërë një analizë prej 82 faqe e titulluar “Përgatitja për Lindjen e Mesme pas Israelit”, ku deklaruan se, “Një shtet Israel nuk do të ekzistoj në vitin 2022! Një gjë që na befason në rastin e dhënë është se edhe fjalët e Henry Kisinxherit nuk u mohuan nga vet Kisinxheri i cili njihet si diagnozues i fateve të shteteve në Lindjen e Mesme. Kjo mjaftë tregon. Ata e dinë se Israeli nuk do të jetë dhe ata po përgatiten për të. Shteti sionist Israel dhe SHBA-të bëjnë potezat e fundit ndoshta shpëtojnë fëmiun e lazdruar nga zhbërrja duke njohur Jeruzalemin si kryeqytet, por kalendarat flasin realitetin e hidhur!