Gjykata në Zagreb ka urdhëruar ngrirjen e pronës të të gjithë të akuzuarve në falimentimin e kompanisë më të madhe “Agrokor”.

Prona e të akuzuarit të parë ish drejtorit të “Agrokor” Ivica Todoroviq tashmë është ngrirë, ndërsa me vendimin e ri gjyqësor ngrihet edhe prona e të gjithë 15 të akuzuarve, përfshirë edhe djemtë e Todorioviqit, Anten dhe Ivanin.

Të akuzuarit nuk guxojnë të tjetërsojnë pronë të paluajtshme apo ta ngarkojnë me kredi, u janë bllokuar llogaritë në banka, ndërsa përmes Byrosë kroate për letra me vlerë u është ndaluar të tregtojnë me aksionet e tyre.

Sipas aktakuzës, Todoroviqi, djemtë e tij dhe menaxherët e tjerë në “Agrokor” kanë kryer një seri mashtrimesh me çfarë kanë shkaktuar dëm prej mbi 200 milionë eurosh, duke e sjellë gjigantin kroat në fushën e shitjes me pakicë dhe tregti me ushqim deri në kolaps.