Blake Lively ka bërë shaka në llogari të bashkëshortit Ryan Reynolds.
Çifti, i cili në shtator të këtij viti festoi pesëvjetorin e martesës, është njëri ndër të rrallët në Hollywood që janë një familje e harmonishme.
Ryan Reynolds dhe Blake Lively shpesh në publik bëjnë shaka në llogari të njëri-tjetrit dhe kështu ishte edhe kësaj radhe, kur aktorja në Instagram shpërndau një foto të ëmbëlsirave të Krishtlindjeve, të cilat sipas saj i ka bërë bashkëshorti i saj.
“Tentimi për të bërë ëmbëlsirat. Ryan përveç kësaj është i bukur”, ka shkruar Blake.
Por, bashkëshorti i saj nuk i mbeti borxh.
“Desha të jem personi i parë i cili ëmbëlsirat e Krishtlindjeve i ka bërë me ndihmën e çekanit”, ka shkruar Reynolds.
Blake dhe Ryan u martuan në vitin 2012 dhe kanë dy vajza, Jems (3) dhe Ines (1).