Të enjten ka marrë në shtëpi Topin e Artë të radhës. Është një nga dy futbollistët më të fortë akoma në aktivitet. Emri i tij është një nga më të njohurit në botë. Për kë po flasim? Natyrisht, për Cristiano Ronaldo-n, i cili ka 10 sekrete që nuk janë bërë pothuajse kurrë publike. Jeni gati?

NBA

Ronaldo kërcen nëntë centimetra më shumë se mesatarja e lojtarëve të NBA, 78 cm me 69 cm. Kjo është arsyeja pse realizon aq shumë gola të çmendur me kokë. Në shkurtin e 2013-ës, kundër Manchester United të tij, ka goditur topin në një lartësi 2 metra e 93 centimetra, vetëm 12 poshtë lartësisë së koshit të basketbollit.

Këmbët

Diametri i kofshës së Ronaldo-s është 98 cm, një numër shumë herë më i madh nga mesatarja e shumë futbollistëve.

Qeni

Kur ishte i vogël e thërrisnin “abelinha” për shkak të lëvizjeve që bënte në fushën e lojës, si të ishte një bletë. Sot ky emër i ka shkuar qenit të tij.

Zemra

Në moshën 15 vjeç është operuar në zemër për shkak të një shqetësimi kardiak: siç është thënë edhe në intervista të tjera, Cristiano Ronaldo ka rrezikuar seriozisht të mos luante futboll.

Supersticioz

CR7 ka shumë rituale për të larguar fatin e keq: futet në fushë i fundit dhe me këmbën e djathtë. Në avion ulet gjithmonë para shokëve, ndërsa në autobus ulet gjithmonë në fund.

Dieta

Cristiano Ronaldo konsumon gjashtë vakte në ditë, me një distancë prej 3-4 orësh, për të patur energji të mjaftueshme në çdo seancë stërvitore dhe për të patur një metabolizëm gjithmonë aktiv.

Gjumi

Pushimi është shumë i rëndësishëm për të. Për këtë arsye i ka besuar një eksperti të këtij sektori, Nick Littlehales. Littlehales përdor metda të thjeshta, por që sipas tij janë efikase, të dobishme për të përmirësuar paraqitjet duke fjetur në mënyrën… e duhur. Eksperti e ka këshilluar Ronaldo-n ta ndajë gjumin në 5 faza prej 90 minutash secila, duke e detyruar të fikë çdo aparat elektronik të paktën një orë para se të futet në shtart. Pozicioni në të cilin duhet të qëndrojë Ronaldo është ai i fetusit dhe çarçafët duhet të jenë patjetër të freskët. Po dyshekët luksoz? Të ndaluar.

Luksi

Luksi me të cilin Ronaldo ka rrethuar veten në Valdebebas, lagje e Madridit, është i jashtëzakonshëm, siç tregon edhe amfiteatri me 42 vende ku ai shikon filmimet e ndeshjece; “dhoma e lojërave” ka gjithçka, edhe dy simulatorë të Formula 1 dhe një psihinë prej 20 metrash, si dhe një dhomë relaksi në katin e poshtëm.

Nasa

CR7 ka edhe një dhomë private, atë me numër 118, në katin e parë që hapet vetëm nga njohja e dixhitale e gjurmëve: një dhomë prej 42 metrash katrorë aq luksoze, sa ndonjëherë ai preferon të flejë aty dhe të mos kthehet te villa e tij, ku ndër të tjera ka instaluar një makinë aerobie të Nasa-s, që simulon efektet e vrapit në mungesë të gravitetit dhe që ia ka këshilluar edhe mikut të tij Rafa Nadal.

Kocka

Cristiano Ronaldo ka një kockë më shumë në kaviljen e djathtë, një kockë që e ka vetëm 10% e popullsisë botërore.