Ylli brazilian, Neymar nuk i ka kursyer elozhet për futbollistin e Liverpoolit, Mohamed Salah. Sulmuesi i PSG-së ka thënë se Salah aktualisht është nga futbollistët më të veçantë në botë dhe se po e shikon nga Franca me vëmendje paraqitjet e tij.

“Salah është aktualisht një nga futbollistët më të mirë në botë. Po e shikoj nga Franca me vëmendje formën e tij. Është për tu admiruar ajo që po bën ai. Vlerësoj se do të jetë befasia e Botërorit. Mendoj se do të bëjë diferencën në Kupën e Botës” ka thënë Neymar për Salah