Neymar për mundësinë për ta fituar Topin e Artë: S’varet vetëm nga unë, por dhe nga bashkëlojtarët e mi

Neymar ka thënë se mundësia që ai ta fitojë Topin e Artë vitin e ardhshme nuk varet krejtësisht nga ai por edhe nga bashkëlojtarët e tij.
Neymar i ka bërë këto komente nga Doha, Katari, ku është duke qëndruar me skuadrën e tij Paris Saint-Germain për kampin dimëror, transmeton Express.
“Nuk varet vetëm nga unë, por edhe nga bashkëlojtarët e mi dhe nga ajo se çka fitojmë këtë sezon”, ka thënë Neymar kur është pyetur nëse mund ta fitojë Topin e Artë.
Ai ka shtuar: “Natyrisht se dhe Kupa e Botës është shumë e rëndësishme, por duhet t’i bësh gjërat në mënyrë të drejtë se pari me skuadrën dhe pastaj t’i bësh ato personale”.